Luizi dhe Kiara bënë dy dasma në ‘Big Brother’, por muajin e mjaltit ende nuk e kanë bërë.
Pas daljes nga formati të dy kanë qenë shumë të angazhuar me projekte dhe kjo ka bërë që mos të kenë mundësi të shkëputen.
Edhe pse të dy flisnin shpesh që do të shkonin në Maldives dhe të qëndronin vetëm pas daljes nga reality-show kjo ende nuk ka ndodhur.
Ana poszitive është se së fundmi të paktën mund të rrinë bashkë. Luizi ka ndarë sot një foto krah Kiarës dhe disa prej bashkëpunëtorëve dhe ekipit të tyre ku shfaqen në Korçë. Kujtojmë se në Korçë po xhirohet filmi i tij “Në kuadër të dashurisë”. E duket se Kiara e ka vizituar në xhirime.
“Muaj mjalti në Korçë”- shkruan me humor Luizi.
- Christina Aguilera “i përgjigjet” Paris Hilton pas 19 vitesh, përmes një mesazhi në bluzën e saj
- Amber Heard shfaqet për herë të parë në publik që nga humbja e gjyqit ndaj Johnny Depp