Header

Më afër se mendoni, Klea Huta zbulon datën e dasmës!

Klea Huta dhe Elgit Doda, një nga çiftet më të preferuar për publikun, ndajnë momente të ndryshme nga romanca e tyre në rrjete sociale.

Së fundmi kanë tërhequr vëmendjen më planifikimet për dasmën. Para pak ditësh moderatorja zbuloi muajin e dasmës, sot zbuloi edhe datën!
Klea me anë të një shkrimi në Instastory ka nënkuptuar se dasma do të jetë si sot një muaj.

Pra dasma e Kleas dhe Elgitit do të jetë në 5 qershor 2023.

Para disa ditësh Klea ka shijuar pushimet me djalin e saj dhe një mikeshë në Dubai. Edhe pse pa Elgitin të dy nënë e bir ata ia kanë kaluar shumë mirë dhe këtë na e kanë treguar me anë të fotove dhe videove të postuara në Instagram, ku një ndër të fundit na i ka bërë ‘sytë zemra’.

You may also like ...