Që prej ditës së djeshme Instagrami i fituesit të “Big Brother”, Luiz Ejllit është mbyllur dy herë, duke shqetësuar kështu fansat e tij.
Që prej ditës së djeshme Instagrami i fituesit të “Big Brother”, Luiz Ejllit është mbyllur dy herë, duke shqetësuar kështu fansat e tij. Deri më tani ai ka bërë rreth 600 mijë ndjekës për një kohë shumë të shkurtër dhe kjo është meritë e fëmës së fituar nga “Big Brother”.
Luizi ka arritur të rikthejë sërish Instagramin e tij sot dhe ka publikuar një video në Instastory, ku sqaron fansat e tij se tani është rregullur dhe nuk beson se do i mbyllet më.
“Çapaçula mos u mërzisni për Instagramin se këtë punë kanë, nga ngarkesa, nga…ku di unë, se unë s’marr vesh. Besoj tani e kanë rregulluar dhe s’do ketë më probleme. Do shihemi këtu, do flasim, do qeshim, ju dua tanëve”, thotë Luizi.
- Jennifer Lopez korr një sukses të madh, por jo në muzikë
- Kupa e Botës 2026, Infantino zbulon logon zyrtare të kompeticionit