Header

Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në New York

Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar në vend. Si artist, ai kërkohet në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë vendit.

Nga data 9 Qershor, deri me 19 Qershor, ai do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.

Së bashku me disa artistë shqiptarë, përfshirë edhe Mozzik, Luizi do kënaqë shqiptarët me zërin e tij. E për ta reklamuar mbërritjen e tij, posteri është shfaqur në ‘Times Square’ në New York.

Nuk dihet nëse edhe Kiara do të shkojë bashkë me Luizin, apo do të qëndrojë në Tiranë për t’u marrë me përgatitjet e emisionit që pritet të moderojë.

Luiz Ejlli shfaqet në billboardin e ‘Times Square’ në New

You may also like ...