Header

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel “kapen” bashkë në makinë

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel nuk kanë patur një marrëdhënie të mirë në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’.

Dyshja kanë debatuar shpesh ashpër me njëri-tjetrin, dhe ndonëse në disa momente mund të jena shfaqur disi të afërt diçka ka ndodhur e ka krisur sërish raportin e tyre.

U duk se mes tyre nuk do kishte asnjë urë komunikimi pas formatit. Madje javë më parë bënë xhiron e rrjetit disa foto ku Luizi ishte duke folur me Jorin teksa Dea qëndron larg tyre.

Sakaq, ditët e fundit në mediat sociale po qarkullon një video që ka surprizuar goxha fansat. Dea dhe Luizi janë shfaqur bashkë teksa udhëtojnë në një makinë. Momenti nuk u ka shpëtuar kalimtarëve që i kanë fotografuar dhe i kanë shpërndarë pamjet në mediat sociale.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë projekt të përbashkët, apo ata janë takuar për të sqaruar ndonjë gjë, por vetë protagonistët pulikisht nuk janë shfaqur bashkë ne mediat e tyre sociale.

@arditharuni

#luizejlli #deamichel #viraltqr? #tirana??

? Përjetësisht – Luiz Ejlli

You may also like ...