Ajo konsiderohet si një nga modelet më me ndikim të të gjitha kohërave. Por kur Linda Evangelista u godit nga kanceri i gjirit, ajo duhej të përballej me të njësoj si çdo grua tjetër, bën me dije “The Sun”.
Supermodelja 58-vjeçare iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë pasi u diagnostikua në vitin 2018 dhe më pas iu nënshtrua kimioterapisë dhe radioterapisë rraskapitëse vitin e kaluar për kancerin e gjirit. Tani, në vazhdën e trajtimit të saj, ajo dëshiron të ndihmojë gratë e tjera dhe paralajmëron: “Ju lutemi, mos i anashkaloni mamografitë tuaja vjetore. Zbulimi i hershëm është gjithçka”.
Duke kujtuar momentin kur zbuloi një gungë gjatë një mamografie rutinë, Linda thotë: “Sa herë që shkoni, mendoni: “A është kjo koha kur ata do të gjejnë diçka?“
Supermodelja, e cila ka luftuar privatisht me probleme shëndetësore, përfshirë problemet e mushkërive gjatë gjithë karrierës së saj, mori vendimin për të bërë mastektominë e dyfishtë një muaj më vonë.
Linda Evangelista e ka dhënë intervistën përpara botimit të librit të saj të ri, “Linda Evangelista Fotografed by Steven Meisel”, e cila tregon jetën e saj si supermodele.
- David Beckham ka qenë në “depresion të thellë” pas kartonit të kuq në Kupën e Botës
- “Renaissance World Tour”, publikohet traileri i filmit të Beyonce