Liam Payne ka dhënë një intervistë dhe ka folur për “plagët” e lëna nga koha e tij si anëtar i grupit “One Direction”.
Këngëtari 29-vjeçar foli për emisionin radiofonik të Kolumbisë ‘W Radio’ dhe shpjegoi se si ai ka pasur një kohë të vështirë duke u përpjekur të përballet me publicitetin e papritur që erdhi nga të qenit në grup së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan.
“Nuk e dija se në çfarë po futesha. Fillova ta bëj këtë punë që në moshën 14-vjeçare dhe kam qenë shumë me fat, sepse nga njëra anë ishte e mrekullueshme ajo që ndodhi, por mendoj se më la shumë plagë. Duhet të heqësh gjithë peshën nga vetja para se të fillosh këtë punë. Nuk do të ndryshoja asgjë nga kjo rrugë ku jam tani, por e kuptoj pse përfundova këtu”.
Siç ka shpjeguar më pas, qëllimi i tij tani është të flasë hapur për gjithçka që ka të bëjë me rrugën e tij në muzikë, pasi vetëm në këtë mënyrë, ai beson se mund të ndihmojë njerëzit e tjerë që kanë të njëjtat ëndrra si ai.
- “Kërkoj falje”, Dafina Zeqiri anuloi koncertin
- Serena Williams zbulon gjininë e fëmijës së saj të dytë!