Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams po përballet me akuza tronditëse për sulm seksual nga një ish kolege, e cila tha se kërkonte seks oral në këmbim të ndihmës së tij për një çështje pune.
Gruaja, e cila punonte me Adams ngriti padinë duke e akuzuar kryebashkiakun për sulm seksual, diskriminim gjinor, hakmarrje dhe ngacmim seksual.
Në padinë e ngritur në gjykatën e New York-ut, Lorna Beach-Matura pretendoi se Adams e ngacmoi atë në makinën e tij të parkuar pranë lumit Hudson pasi ai i premtoi asaj se do ta çonte në shtëpi për të diskutuar problemet e saj në punë.
Ajo i besoi atij dhe kërkoi i kërkoi ndihmë për shkak të pozitës së tij si drejtues në policinë e New York-ut.
Megan Goddard, avokatja e gruas, e cila jeton në Florida, refuzoi një kërkesë për një intervistë, por tha se ajo e dinte se ngritja e kësaj padie do t’i shkaktonte sfida të rëndësishme personale, por e bëri këtë megjithatë, sepse beson se abuzuesit seksualë duhet të të mbajnë përgjegjës, pavarësisht se kush janë ata.
Gruaja përveç gjyqit kërkon miliona dollarë dëmshpërblim
- Raportet nga Rusia se Mbreti Charles ka ndërruar jetë, reagon Pallati Mbretëror
- Parashikimi i motit/ Rriten temperaturat, maksimalja në 21 gradë Celsius