Header

Kjo ishte arsyeja pse Lady Gaga krijoi një linjë make up-i

Ylli i muzikës pop Lady Gaga ka debutuar në botën e bukurisë me një linjë make-up të quajtur Haus Laboratories.

Gaga thotë se u ndje e detyruar të krijonte një linjë të tillë pasi vitet e shumta në skenë, përdorimi i make up-it, grimit ia kanë bërë fytyrën të duket më e kuqe dhe problematike. 37-vjeçarja tha se:

“Ekipi i @hauslabs dhe unë shpenzuam 2 vjet duke zhvilluar këtë korrektor revolucionar të pastër me mbulim mesatar që ndriçon, fsheh dhe heq dukshëm problemet e lëkurës pas 2 javësh. Është bërë me mbi 20 përbërës për kujdesin e lëkurës, duke përfshirë niacinamidin, kafeinën bioteknike dhe arnikën tonë të fermentuar”, shkruan Lady Gaga.

Këngëtarja shkroi se zbulimi i grimit e ndihmoi të shpikte Lady Gaga. “E gjeta superheroin brenda meje duke u parë në pasqyrë dhe duke parë kush doja të isha”, tha ajo në Instagram. “Ndonjëherë bukuria nuk vjen natyrshëm nga brenda. Por jam shumë mirënjohëse që grimi më frymëzoi një guxim që nuk e dija se e kisha.”

You may also like ...