Një kitarë e përdorur nga këngëtari anglez John Lennon është bërë instrumenti më i shtrenjtë i “Beatles” i shitur ndonjëherë në ankand.
Kitara e Lennon, që kishte humbur për më shumë se 50 vjet, u shit për një vlerë rekord prej 2.67 milionë euro nëpërmjet një oferte telefonike në kafenenë Hard Rock në New York.
Lennon luajti atë kitarë me 12 tela gjatë regjistrimit të albumit “Help!” nga viti 1965, dhe u gjet në papafingo të një shtëpie në Britaninë e Madhe kur pronarët po përgatiteshin të shpërnguleshin.
Shitjet e mëparshme përfshijnë një tjetër kitarë akustike të Lennon, e cila u shit për 2.4 milion dollarë dhe pajisjen e baterive Ludwig të Ringo Starr, e cila u shit për 2.2 milion dollarë. David Goodman, shefi ekzekutiv i Julien’s Auctions, tha se Framus ishte kitara më e rëndësishme e Beatles që doli ndonjëherë në treg.
- Vranësira dhe temperatura deri në 30 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
- Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza