Kim Kardashian është shumë ekstra në dëshirat e saj dhe së fundmi ka zbuluar një kërkesë të saj relativisht të çuditshme kur vjen puna te kafja. Ajo ka zbuluar se e urren kur dëgjon tingullin që bën kartoni në filxhanin e kafes.
Më konkretisht, e keni parasysh kartonin që vendosin kompanitë e kafes te filxhani për të mbrojtur konsumatorët nga pija e nxehtë, në formën e shiritit? E pikërisht momenti kur hiqet ky karton për Kim Kardashian është i padurueshëm.
“Po është e vërtetë. E urrej ndjesinë dhe tingullin”, tha Kardashian, duke shtuar se kushdo që është me të e ndihmon që të heqë kartonin ndërsa ajo nuk shikon.
“Nuk mund ta shoh që po ndodh dhe nuk mund ta dëgjoj. Ky tingull është për mua si tingulli i thonjve në një dërrasë të zezë për të tjerët”, shtoi ajo.
- Blue Ivy do të bëjë debutimin e saj kinematografik në “Mufasa: The Lion King”
- Pse Taylor Swift nuk do të marrë pjesë në “Met Gala 2024”?