Këngëtarja e famshme, Sia, i ka dhënë fund beqarisë. Superylli australian i pop-it u martua me Dan Bernard në një ceremoni intime në Villa Olivetta, shtëpia e stilistëve Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana, në Portofino, Itali, të hënën.
“Page Six” ka publikuar fotografitë e kësaj dasme, ku shihet Sia nuse e veshur me një fustan rozë të lehtë, të qëndisur me dantella. Fustani i nusërisë kishte gjithashtu një dekolte të mbuluar dhe mëngë të gjata.
Flokët e saj ishin stiluar në një model të ndërlikuar dhe ishin të lidhur me një vello të shkurtër, me një zbukurim rozë dantelle.
Bashkëshorti i këngëtares së hitit “Chandelier”, identiteti i të cilit nuk dihej më parë, kishte veshur një kostum blu të hapur me një kravatë dhe këpucë të zeza.
Përpara se të shkëmbenin betimet, stafi u pa duke ndihmuar këngëtaren të kalonte nëpër shkallët për në ceremoninë buzë shkëmbit, që ndodhet në të njëjtin vend ku Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan vitin e kaluar.
Të porsamartuarit ndanë një puthje nën një hark me lule pastel, të mbushura me trëndafila rozë dhe të bardhë, dhe dukeshin të buzëqeshur ndërsa shkëmbyen unazat. Përfaqësuesit e Sia-s ende nuk kanë dhënë asnjë koment.
Një nga daljet e para publike të Sias me Bernardin ishte premiera e “West Side Story” në dhjetor 2021, ku ata mbanin veshje të ngjashme për të fshehur identitetin e tyre. E nominuara nëntë herë për Grammy, u pa me partnerin e saj misterioz në disa raste të ndryshme gjatë dy viteve në vijim.
- Milan-Inter, sonte në mbrëmje bota “mban frymën”
- ‘Do ndryshojë perspektivën e fëmijëve në të gjithë botën për historinë shqiptare!’ Projekti i veçantë i Florjan Binajt