Këngëtarja e njohur Enca Haxhiaj është një ndër vajzat më provokuese të show-bizit shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë ndan me fansat momente si nga jeta e saj personale ashtu edhe nga ajo profesionale.
Artistja njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese, ku i tillë ishte dhe postimi i fundit që ajo ka bërë në rrjetet sociale.
Ditën e sotme Enca ka postuar një shkrim në InstaStory, ku ka bërë të gjithë të mendojnë se ajo është në një lidhje dashurie.
“Kam rënë në dashuri me shoku tim të ngushtë”, ka shkruar Enca, ndërsa pas këtij postimit ajo ka publikuar edhe një foto tjetër në det, ku shihej ajo e shtirë në një dërrasë së bashku me një djalë, imazhi i të cilit nuk duket.
Nuk dihet nëse artistja ka rënë me të vërtetë në dashuri, apo postimi i saj është thjeshtë një paralajmërim për këngën e saj më të re.
Kujtojmë që Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë bujë, ku ndër to ishte edhe kjo e fundit.
- Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë lidhjen e tyre këtë fundjavë
- Dëmtimet i mbyllën karrierën, operohet Rafa Nadal