Header

Johnny Depp mori kredi për të shpëtuar dy shtëpitë e tij në Hollywood

Johnny Depp pothuajse humbi dy nga shtëpitë e tij në Hollywood-in Perëndimor. Aktori, sipas një raporti të DailyMail, mori një hua prej 10 milionë dollarësh.

Një nga pronat u përball me mbyllje në vitin 2016, por Depp shleu borxhin e papaguar dhe e shpëtoi atë. Shtëpia tjetër, një strukturë e ngjashme me një kështjellë që ishte 5 milionë dollarë borxh në 2018, u spëtua gjithashtu nga kredia.

Depp e siguroi kredinë nga City National Bank, i njohur për shërbimin e personazheve të famshëm të listës A. Prona, që të kujton një film horror me kulla, është e fshehur pranë Sunset Strip.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i mirëmbajtur ato, shtëpitë duket se janë në gjendje më pak se të mirë, në të njëjtën kohë që Depp kalon pjesën më të madhe të kohës në rezidencën e tij në Bahamas.

Ai aktualisht është në turne në Evropë me grupin e tij Hollywood Vampires.

You may also like ...