Header

Jo vetëm fituesit, të gjithë të ftuarit marrin dhurata luksoze në “Oscars”

Çmimet “Oscar” janë këtu!

Janë shpallur Çmimet e Akademisë, çmimet më të pritura dhe më të lakmuara të Hollywood-it.

Por a e dini se të nominuarit për Oscar mund të marrin në shtëpi më shumë sesa thjesht statujat e arta? Në fakt, edhe pse jo të gjithë pretendentët fitojnë në Academy Awards, ata të gjithë do të marrin një çantë me dhurata luksoze të quajtur “Everyone wins” pra “Të gjithë fitojnë”.

Kësaj radhe yjet e filmit kishin në dispozicion udhëtime luksoze, produkte të panumërta për kujdesin e lëkurës, pije të ndryshme, por edhe dhurata të destinuara për kafshët shtëpiake, si “superushqim” për macet.

Aktorët dhe aktoret e Hollivudit kanë mundësinë të qëndrojnë në Zvicër, në një nga shtëpitë tradicionale ose të udhëtojnë drejt relaksimit holistik të mirëqenies jo shumë larg Los Anxhelosit dhe më pas të kalojnë tre netë në ishullin St. Barts.

Produktet për bukurinë dhe kujdesin shëndetësor zënë edhe këtë vit një pjesë të madhe të paketës, ndaj ka trajtime të ndryshme kozmetike, por edhe suplemente që premtojnë rigjenerimin e mëlçisë.

Nga ky vit, në paketim përfshihen produkte ushqimore me bazë marihuanë, si dhe shishe me pije alkoolike premium, shkruan Guardian. Në dispozicion të tyre do të jenë edhe “Konsultat klinike për gjumë cilësor”.

Ashtu si vitin e kaluar, vlera e paketës llogaritet në rreth 125,000 dollarë.

You may also like ...