Header

Fondacioni ‘Archewell’ i Princ Harry dhe Meghan Markle paditet për ‘shkelje ligji’

Autoritetet kanë urdhëruar që fondacioni i bamirësisë ‘Archewell’ të ndalojë mbledhjen ose shpenzimin e parave për shkak të shkeljes së ligjit. Mos dorëzimi i raportit vjetor dhe tarifat e rinovimit penalizuan fondacionin ‘Archewell’.

Në një letër të marrë nga ET, Regjistri i Organizatave Bamirëse dhe Mbledhësve të Fondeve në emër të Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë, Rob Bonta njoftoi organizatën jofitimprurëse se, “Një organizatë që renditet si delikuente nuk është në gjendje të mirë dhe i ndalohet të angazhohet në sjellje për të cilat kërkohet regjistrimi, duke përfshirë kërkimin ose disbursimin e fondeve bamirëse.”

Organizata e bamirësisë u themelua në vitin 2020 nga çifti, pasi u zhvendosën në SHBA dhe hoqën dorë nga detyrat e larta mbretërore. Fondacioni përfshin aktivitete bamirësie jofitimprurëse, si dhe divizione biznesi fitimprurëse që fokusohen në prodhimin mediatik, si ‘Archewell Audio’ dhe ‘Archewell Productions’.

Një burim i afërt me Archewell zbuloi se çeku fillestar u dërgua, por nuk u mor. Fondacioni pret që çështja të zgjidhet shpejt.

You may also like ...