Header

Fansja nxjerr në shitje ujin e shiut të mbledhur në koncertin e Taylor Swift

Besojeni ose jo, një fanse “e çmendur” pas Taylor Swift ka nxjerrë në shitje një shishe me ujë shiu, që e ka mbledhur në koncertin e këngëtares amerikane në Massachusetts.

Çmimi që fansja i ka vendosur ujit që mblodhi gjatë stuhisë do të kushtojë 250 dollarë, për të gjithë ata që duan ta vlejnë.

Të dielën, një foto u shpërnda në llogarinë e Instagram të “Only In Boston” që tregon listën e shisheve me ujë që kanë dalë në shitje.

Tentativa e guximshme për të bërë para në këtë formë, vjen vetëm disa javë pasi një tjetër fans i Taylor Swift u përpoq të shiste lentet e kontaktit, që kishte përdorur gjatë këtij koncerti, për 10,000 dollarë.

Kujtojmë se gjatë performancës së paharrueshme në Massachusetts, 33-vjeçarja u përball me një shi të rrëmbyeshëm, por që nuk e ndali të këndonte, kështu që performoi në shi për gati dy orë.

Performanca e saj ishte shtyrë për disa orë nga koha e planifikuar për shkak të rrezikut për goditje të rrufesë në qendër të qytetit. Pasi koncerti filloi pas orës 22:00, pjesa e dytë u shoqërua nga reshje të dendura shiu.

You may also like ...