Filmi “Në kuadër të dashurisë” ka pak ditë që ka përfunduar xhirimet dhe në muajin tetor do të shfaqet në kinema. Publiku po e pret me padurim sepse kasti është me shumë personazhe të njohur të ekranit.
Një ndër aktoret e “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari, ishte dje e ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku rrëfeu përjetimet e filmit, rolin e saj si dhe për kohën që iu rikthye xhirimit.
Olta u pyet edhe për puthjen me Luizin, përgjigja e saj nuk mund të ishte ndryshe.
“Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim.
Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”. – tha ajo
- Megan Fox fshin çdo ‘gjurmë’ nga ish-bashkëshorti!
- Eksperti mbretëror: Kate Middleton është më e ashpër nga çmendojnë njerëzit