Header

Elsa Lila në “Ferma VIP”!

Sot në mbrëmje nis për herë të parë reality show “Ferma VIP ” që do të shfaqet në ekranin e Vizion Plus.

Emra të njohur të ekranit shqiptarit do t’i bashkohen kastit për të menaxhuar sfidat gjatë jetesës në një fermë. Gjatë këtyre ditëve janë lakuar emra të ndryshëm, por sipas Kryefjala.com këngëtarja Elsa Lila do të jetë një prej emrave VIP që ka pranuar ftesën e produksionit për t’u mbyllur në fermë.

E premtja e 22 marsit do të çelë edicionin e parë të këtij reality-show dhe ajo çfarë dihet deri tani është se janë menduar të realizohen 2 Prime në javë, përkatësisht të martave dhe të premteve.
Emra të tjerë që përfliten si pjesëmarrës në këtë garë janë Çiljeta Xhilaga, Marjana Kondi, Robert Berisha, Sinan Hoxha etj.

You may also like ...