Header

Einxhel Shkira shtatzënë për herë të dytë?

Einxhel dhe Dagz nisën një histori të bukur dashurie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe e kurorëzuan atë jashtë me bekimin më të bukur: një fëmijë.

Megjithëse asokohe Einxhel tentoi ta mbante të fshehtë, ndjekësit mbajnë mend detaje nga shtatzënia, që duket se po përsëriten sërish.

Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww“.

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”. Gjë që na bën të mendojmë se po konfirmon aludimet e fansave.

Einxhel dhe Dagz u njohën në “Big Brother VIP 1”, ku nisën edhe romancën e tyre. Disa muaj pas daljes ata njoftuan se do bëhen prindër dhe në dhjetor të 2022 mirëpritën në jetë djalin e tyre, Trev.

You may also like ...