Header

E quajtën Romeon lojtar të dobët, ironizon Donaldi

Aktori dhe moderatori i njohur, Donald Veshaj, i cili u bë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes së tij në edicionin e parë të “Big Brother VIP Albania”, ka dalë sërish në qendër të vëmendjes, teksa vijon të përmendet edhe në këtë edicion të “BBV3”, pasi vëllai i tij Romeo është një nga protagonistët kryesor.

Pas një debati në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 3” ku emri i tij u përmend si një pikë e mundshme presioni ndaj Romeos, disa konkurrentë e quajtën këtë të fundit një lojtar të dobët.

Donaldi ka bërë një reagim ironizues në InstaStory teksa i ka dalë në mbrojtje edhe binjakut të tij: ‘Po këta lojtarët e fortë e dinë që unë kam dy vite që kam dalë nga Big-u? E vetmja mënyrë që të kapin Romeon është tek unë dhe tek marrëdhënia e tij. Këta lojtarët e fortë them unë se Romeo është lojtar i dobët.’

 

You may also like ...