Header

E pamë edhe këtë, Kanye West del i veshur me streçe

Kanye West ka kaluar sërish kufijtë në modë. Nëse pantoflat me numër më të vogël se këmba e tij apo syzet si grila kanë qenë të habitshme, streçet janë çudia e radhës.

45-vjeçari doli nga një depo në Los Anxheles i veshur me streçe të zeza dhe këpucë me shollë shumë të hollë. Në pjesën e sipërme, reperi kishte veshur një xhaketë sportive të Manchester United.

Kanye shoqërohej nga partnerja e tij 28-vjeçare, Bianca Censori e cila ishte veshur me kanatiere e streçe ngjyrë kremi dhe krahë engjëlli.

Nuk dihet saktësisht se prej sa kohësh njihet çifti apo kur nisi të dilte, por Bianca iu bashkua kompanisë Yeezy në vitin 2020 dhe u bë shefja e arkitekturës. Në këngën e tij “Censori Overload”, reperi flet për ‘gruan’ e tij dhe martesës në të ardhmen.

Së fundmi, Kanye humbi marrëveshjen e tij me Adidas pas bashkëpunimit 10-vjeçar pasi marka anuloi kontratën për shkak të komenteve të tij anti-semitike në rrjetet sociale.

You may also like ...