Header

E dinit? Ja kuptimi i errët që fshihet pas hitit “You’re beautiful”

Hiti “You’re beautiful”, i James Blunt vazhdon të mbetet një nga këngët më të pëlqyera që i dedikohet dashurisë por ndërkohë që ka shitur mbi katër milionë kopje, ajo në fakt ka një kuptim të errët.

Në videon muzikore, Blunt shihet të hidhet nga një shkëmb në një sipërfaqe me akull, ndërkohë që i këndon një femre që është shumë e rëndësishme për të.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtari i njohur ka folur rreth frymëzimit të disa prej këngëve më të bukura të tij.

“Unë normalisht përpiqem të shkruaj këngë për momente të caktuara”, ka thënë këngëtari.

“You’re beautiful” është një ndër këngët që dëgjohet shumë nëpër dasma, pavarësisht se flet për një djalë, i cili ka konsumuar lëndë narkotike dhe përndjek të dashurën e dikujt tjetër.

“Në fakt në këngë jam unë që përndjek të dashurën e dikujt tjetër në një metro ndërkohë që kam konsumuar lëndë narkotike por njerëzit e luajnë nëpër dasma, gjë që është shumë e mirë”, shton artisti.

“Një ditë isha në një metro në Londër dhe pash ish të dashurën time me të dashurin e ri. Shikimet tona u shkëmbyen teksa kaluam pranë njëri-tjetrit, kështu që shkova në shtëpi dhe shkrova tekstin e këngës “You’re beautiful” për dy minuta”, shpjegon këngëtari.

“Takova mikun tim tekst shkrues, Sacha Skarbek në Los Angeles dhe së bashku me Amanda Ghost, përfunduam këngën. Është përshkruar gjithmonë si këngë romantike, por në fakt është pak e frikshme”, përfundon James Blunt.

You may also like ...