Header

Dua Lipa publikon datat e turneut të ri!

Ylli i muzikës, Dua Lipa ka publikuar datat dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”.

Albumi i i ri i Dua-s do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj. “Radical Optimism” ka tashmë dy këngë solo të publikuar: “Houdini” dhe “Training Season”, të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.

Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”.

“Radical Optimism në rrugë,” shkroi Dua Lipa në X. “Gjermania, Kroacia, Franca e duan, le të shkojmë,” postoi fituesja e GRAMMY në Instagram. Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë.

“Radical Optimism” vjen pas dy albumeve të suksesshme që Dua ka publikuar përgjatë karrierës së saj, “Dua Lipa”, i publikuar në 2027 dhe “Future Nostalgia”, i publikuar në 2020.

Spin or Bin Music on X: "Dua Lipa announces concert dates for her upcoming  album 'Radical Optimism.' Asia dates soon? Maybe? https://t.co/f3bmg1Al0h"  / X

You may also like ...