Header

Dua Lipa bën histori, më e dëgjuara në Spotify

Dua Lipa hyn në histori si këngëtarja femër që ka më shumë këngë në Spotify që janë dëgjuar 2 miliardë herë.

Ylli i muzikës Pop ka 4 këngë, të dëgjuara secila mbi 2 miliardë herë.

E para renditet “Don’t Start Now” me 2,512,405,872 transmetime, “One Kiss” me 2,075,920,299 transmetime, “New Rules” me 2,035,524,524,550 transmetime, ndërsa së fundmi, kësaj liste iu bahskua edhe “Levitating.”

Që nga dhjetori 2023, Spotify raportoi se Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo, së bashku me Dua Lipa, kanë këngë të shumta që tejkalojnë 2 miliardë transmetime. Megjithatë, që nga marsi 2024, Dua Lipa qëndron e vetme si artistja e vetme femër me katër këngë që tejkalojnë 2 miliardë transmetime në Spotify.

Rekordin mes të gjithë këngëtarëve e mban The Weeknd me “Blinding Lights” që është dëgjuar mbi 4 miliardë herë.

You may also like ...