Ish-banorët e ‘Big Brother VIP’ Ronaldo Sharka dhe Nita Latifi duket sikur kanë gjëra ende të pasqaruara me njeri-tjetrin që pas rrugëtimit në shtëpi.
E gjitha nisi me nominimin e Nitës ndaj Ronaldos si avantazh i kutisë së Pandorës, për të vazhduar më pas me eleminimin e këtij të fundit për herë të dytë nga gara.
Kështu, edhe tani me përfundimin e ‘BBVIP’, Ronaldo ka vazhduar të thumbojë këngëtarën, duke filluar që nga komentet në foto të ish-banorëve të tjerë, si dhe në ‘story’ në Instagramin e tij.
Ndërkohë, së fundmi, gazetari ka publikuar një postim dedikuar Nitës, duke shkëputur copëza nga një prej intervistave të saj në ‘E diell’ ku thotë “Çfarë kam unë më shumë se Elvana (Gjata)”, e bashkangjitur dhe e montuar me reagime të kësaj të fundit.
“O Nita o pasha, fito Big Brother-in se bëm shaka”- ka shkruar Ronaldo në ‘caption’.
Duke u bazuar edhe në ngacmimet me Kejvina Kthjellën, ende nuk po e kuptojmë nëse është e gjitha në lojë, apo debati midis dy ish-banorëve vazhdon të mbetet i tensionuar.
- Shakira akuzohet për plagjiaturë për këngën e re
- Kim flet për divorcin nga West: S’mund të ndihmosh ata që s’duan ndihmë