Header

David Beckham ka qenë në “depresion të thellë” pas kartonit të kuq në Kupën e Botës

Victoria Beckham ka treguar se pas presionit që ka përjetuar David Beckham pasi i është dhënë një karton i kuq në ndeshjen për Kupën e Botës më 1998, ka rënë në depresion të thellë.

Në një serial të ri dokumentar të platformës Netflix, me emrin “Beckham”, që do të publikohet të mërkurën, flitet për karrierën e yllit të futbollit nga perspektiva e shumë personave të tij të afërt.

Në episodin e dytë të dokumentarit, Viktoria dhe David diskutojnë për abuzimin që e kanë përjetuar në fund të viteve ’90, pasi Davidi është përjashtuar, nga nj ndeshje futbolli kundër Argjentinës.

Anglia humbi lojën kundër Argjentinës pas një përleshjeje me Diego Simeonen. Viktoria ka thënë se Davidi ka qenë i “thyer”.

“Ai ka qenë në depresion, në depresion të thellë. Unë e kam vuajtur shumë, ende dua t’i vras ata njerëz”.

Duke diskutuar për abuzimin që e ka rrethuar, David është lutur të ekzistojë një pilulë që mund t’i zhdukë disa kujtime.

Ai ka thënë se është abuzuar çdo ditë atë periudhë.

“Të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh njerëzit duke të shikuar ndryshe, duke pështyrë drejt teje, duke të abuzuar, duke të thënë fjalë në fytyrë, është e vështirë. Nuk kam ngrënë, nuk kam fjetur. Kam qenë shumë keq. Nuk e dija çfarë të bëja”, ka thënë David.

Përgjatë episodit, Viktoria ka thënë se është e vështirë të flasësh edhe tani për kërcënimet me jetë që çift ka marrë atë kohë. Ata janë bërë prindër për herë të parë në mars të vitit 1999 dhe kanë katër fëmijë, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. /REL

You may also like ...