Header

CityNight Radio Show

Info Shkurt

On Air: Çdo të Hënë, të Mërkurë e të Premte 21:00 – 23:30
Live Personality: Genci,Figura, Arbri, Qorri, Fabricio,Nervi
Sllogan: Programi më llafazan, më argëtues dhe… më “i çmendur” i të gjitha radiove dhe TV shqiptare.


Përshkrim i Emisionit

Programi më llafazan, më argëtues dhe… më “i çmendur” i të gjitha radiove dhe TV shqiptare.

Në transmetim LIVE çdo të Hënë, të Mërkurë e të Premte 21:00 – 23:30 dhe ritransmetim çdo të Martë, të Enjte e të Shtunë prej orës 16:00.CityNight Radioshow është Forumi i Temave që të shkojnë e s’të shkojnë ndërmend, nëpërmjet Quizit Interaktiv “alla City Radio” ku dëgjuesit e teleshikuesit për të fituar Çmimet në dispozicion marrin pjesë duke dërguar alternativat e tyre në nr. e SMS-ve apo duke komentuar në Facebook-un zyrtar të City Radio e ku për çdo natë në transmetim arrihet në shifra mesatarisht rreth 150 SMS dhe mbi 400 komente të dërguara LIVE! Karakteri i këtij shoë është mjaft i veçantë dhe i ndryshëm nga çdo program tjetër Radio-TV, edhe për faktin se janë 6 bashkëprezantues.

Formula e vetme që ndiqet, është “Për këtë NUK KA RECETË”. Vazhdimisht janë pjesë e emisionit edhe të ftuar VIP të cilët bëhën pjesë e këtij program të pazakontë nëpërmjet lidhjeve direkte prej kudo nga ata ndodhen.