Header

Chiara Ferragni thyen sërish heshtjen: “Po kaloj ditë të vështira”

Chiara Ferragni ka reaguar sërish mbi dramën e ndarjes së saj nga Fedez.

Blogerja ka rrëfyer për fansat ndjesitë e saj për situatën me Fedez përmes disa videove në Instastory. Ajo ka komentuar ‘periudhën e vështirë’ që po kalon dhe ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre.

Pas rastit Balocco, sipërmarrësja përfundoi edhe në qendër të thashethemeve për krizën e pretenduar me bashkëshortin e saj Fedez.

“Kam kohë që nuk iu kam kontaktuar, kanë qenë ditë të vështira. Doja t’ju përshëndes, të di si jeni. Ju lexova në DM-të tuaja, ju gjithmonë dini të jeni pranë meje në çdo moment të jetës sime. Ky është viti i Demit, në teori, por më duket se është çdo gjë tjetër veçse një vit i mirë, tani për tani. Por le të qëndrojmë pozitivë”, u shpreh Ferragni.

You may also like ...