Së fundmi, është diskutuar për një krisje të mundshme mes Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Dyshimet e para nisën kur këngëtarja 54-vjeçare mori pjesë e vetme në Met Gala, këtë vit.
Sipas një burimi, Ben Affleck ka kuptuar dhe pranuar se marrëdhënia me këngëtaren Jennifer Lopez nuk po ecën dhe se janë prag divorcit, – raportoi një burim për ‘PageSix’.
Ai i konsideron dy vitet e fundit makth. Tani është kthjelluar dhe e ka kuptuar që nuk ka asnjë mënyrë që marrëdhënia të funksionojnë, – thotë burimi i brendshëm për ‘PageSix’.
Përfaqësuesit e tyre nuk iu përgjigjën kërkesave të shumta për koment në lidhje me situatën. Pas hulumtimeve të shumta, fansat kuptuan se yjet nuk ishin fotografuar së bashku për më shumë se një muaj.
Me sa duket, shfaqja e tyre së bashku, javën e kaluar në shkollën e vajzës së tyre, Seraphina-s, ishte e qëllimshme, si përgjigje ndaj zërave për krisje.
Megjithatë, kjo pamje nuk i zbuti shqetësimet e fansave për situatën e marrëdhënies së tyre. Kjo u nxit më tej nga fakti se ylli i ‘Hustlers’ kishte pëlqyer një postim në ‘Instagram’ për marrëdhëniet e pashëndetshme.
Sipas raportimeve, Affleck-u ka kërkuar vazhdimisht një shtëpi të re në Los Axhelos, teksa jetonte veçmas nga bashkëshortja e tij. E njëjta gjë u përfol edhe për Lopez-in, por sipas një burimi të brendshëm, ajo po kërkonte një pronë investimi.
Ben Affleck dhe J.Lo janë parë së bashku edhe në fundjavë. Megjithatë, aktori dukej pak i nervozuar, teksa mbante unazën e martesës në gisht teksa ecnin për të hyrë në ‘SohoHouse’.
Gjatë ditës së sotme, paparacët fotografuan çiftin, të cilët ishin në makinë. Affleck u sigurua t’i tregonte paparacit celularin ku po i vinte thirrja nga ‘Jennifer Affleck’ ndonëse ajo ndodhej në makinë me të.
Rikujtojmë se pas prishjes së fejesës së tyre të parë në vitin 2004, por u pajtuan në vitin 2021 dhe u martuan në Las Vegas, në korrik të vitit 2022.
- U tha se ishte në gjendje kritike për jetën, reagon Fedez
- Chris Hemsworth do të nderohet me një yll në “Walk of Fame” në Hollywood