E ftuara e kësaj jave në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama ishte Elvana Gjata. Rama e pyeti me kuriozitet se çfarë konsumon këngëtarja, e njohur gjithmonë për linjat e saj perfekte.
Edi Rama: Me idenë që do përgjigjesh se s’ke ku shkon. Çfarë ha ti që je në superformë dhe që merresh me sport, merresh me joga, merresh me pilates. Këto i dinë këta që të ndjekin, por a ka ndonjë metodë të re që ta ndash me të gjithë ata që vuajnë dhe që të jenë në të njëjtën formë si ti?
Elvana Gjata: Të të them barbunjat e babit tim, s’e them dot.
Edi Rama: Po thuaje..
Elvana Gjata: S’e di sa mund ta praktikojnë të gjithë në shtëpi. Se ky është sekreti im. Të ushqyerit nga babi. Babi më ndihmon dhe babi gatuan për mua. Ne jemi 90% veganë kështu që ..
Edi Rama: Po 10 % çfarë është?
Elvana Gjata: Konsiston në pak peshk.
Artistja tregoi se ushtrohet për 1 orë e gjysme në 5 ditë të javës dhe është tepër aktive në sport.
- Zhaklin Lekatari ironizon koncertin e Elvana Gjatës: Playback në stadium, uau çfarë arti
- Egli Tako reagon pasi Olsi Bylyku foli rreth ndarjes së tyre: ‘Është humbja e tij’