Header

Bebe Rexha mahnit me paraqitjen e saj në “amfAR Gala” në Kanë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha ka marrë pjesë në “amfAR Gala” në Kanë, ku tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj tejet sensuale dhe unike.

BEBE REXHA at Amfar Cannes Gala 2023 in Cap D'antibes 05/25/2023 –  HawtCelebs

Këngëtarja 33-vjecare, autore e shumë hiteve ndërkombëtare mori vëmendje të madhe në mbrëmjen e mbushur me yje ndërkombëtare.

Veshja e saj nga Faraz Manan mburrej me një model korseje në pjesën e sipërme e të lëshuar deri në fund të këmbëve. Fustani shoqërohej me një model interesant në shpinë, një kordele të madhe ngjyrë kafe, e cila i dha shumë hijeshi këngëtares.

Ndërsa flokët Bebe i stiloi duke i kapur tërësisht me disa fije të lëshuara në fytyrë.

 

See the sexy amfAR Gala Cannes 2023 red carpet celebrity outfits

Kjo dalje publike vjen pasi Bebe dha një intervistë, ku mes shumë gjërave foli edhe për shtimin në peshë për shkak të vezores policistike.Ajo theksoi se kishte lexuar komentet në një nga videot e saj të fundit në TikTok dhe nuk ishte e kënaqur me atë që thuhej për të.

Pavarësisht shtimit në peshë, ajo nuk ka dyshim se është njëra nga artistet më të pëlqyera në tregun ndërkombëtar.

You may also like ...