Header

Bashkë apo të ndarë? Leo DiCaprio dhe Gigi Hadid “kapen mat”

A janë rikthyer Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në krahët e njëri-tjetrit?

Ylli i Hollywood, 48 vjeç, dhe supermodelja, 28 vjeç, u panë të dy duke u larguar nga Cipriani Downtown në Manhattan të premten herët në mëngjes, duke ndezur përsëri thashethemet për romancë.

Një burim ka thënë për ‘Page Six’ se dyshja ishin me një grup të madh, mbi 20 persona, dhe nuk ishin ulur pranë njëri-tjetrit gjatë darkës.

Dyshja janë takuar në një restorant italian së bashku me një grup të madh miqsh (sipas burimeve) dhe nuk kanë dalë bashkë nga restoranti, por me një diferencë prej 3 minutash. Saktësisht, Leo ka dalë i pari dhe pas 3 minutave, Gigi.

DiCaprio u përpoq të qëndronte larg paparacëve me veshjen e tij të zezë me një maskë dhe kapele. Hadid ishte veshur me xhinse, një T-shirt të bardhë dhe kapele ngjyrë bezhë.

Kjo nuk është hera e parë që DiCaprio dhe Hadid janë parë duke u shoqëruar në të njëjtën festë gjatë muajve të fundit. Në mars, dyshja festuan në të njëjtën festë para Oscars.

“Nuk kishte asnjë foto, por ata ishin bashkë pothuajse gjatë gjithë natës dhe mezi u larguan nga vendi i tyre,” i tha një burim People në atë kohë pas mbrëmjes luksoze të Darren Dzienciol dhe Richie Akiva në Los Angeles. Një tjetër i tha gjithashtu Us Weekly atëherë, ” Leo dhe Gigi ishin bashkë gjithë natën. Nuk kishte foto, por ata nuk u larguan asnjë moment nga njëri-tjetri.”

You may also like ...