Header

“Barbie” ia kalon dhe “Harry Potter”-it!

Barbie ka fituar 1.342 miliardë dollarë në arkat globale, duke u bërë filmi më i mirë komercial në historinë e Warner Bros, duke tejkaluar “Harry Potter and the Deathly Hallows – Part 2”, i cili më parë mbante titullin e publikimit me fitimet më të larta të studios pas premierës në 2011 me 1.341 miliardë dollarë në mbarë botën.

Të ardhurat e “Barbie” në SHBA arrijnë në 592.8 milionë dollarë, dhe 745.5 milionë dollarë jashtë vendit.

Pak ditë më parë shitjet e biletave të saj tejkaluan “The Super Mario Bros Movie” nga Illumination dhe Universal i cili ishte filmi më fitues i vitit 2023 deri më tani në arkat e brendshme, raportuan media të shumta të enjten. Ndërsa në ditët në vijim pritet të kapërcejë arkëtimet dhe arkën botërore prej 1.36 miliardë dollarësh për t’u bërë filmi më fitues i vitit në mbarë botën.

Siç raporton People, “Barbie” gjithashtu e kaloi “The Dark Knight” të Christopher Nolan të vitit 2008 si filmi vendas me fitimet më të mëdha të Warner Bros.

You may also like ...