Header

Bad Bunny reagon pas lajmeve se Kendall Jenner është shtatzënë

Disa redaktime shumë të zgjuara në një trailer për episodin e katërt të ‘The Kardashians’ arritën pikërisht atë që dëshironin producentët: zhurmë në Internet. Tani, Bad Bunny i është përgjigjur thashethemeve që Kendall Jenner është shtatzënë.

Në trailerin e ‘The Kardashians’, një producente e pyeti Kendall: “Si po shkon shtatzënia?” dhe më opas përgjigja e saj është prerë duke shtuar kuriozitetin për të parë atë në episodin e plotë.

Si iu përgjigj Bad Bunny thashethemeve që Kendall Jenner është shtatzënë?

Ai i quajti ato si një trillim total në një intervistë me Yahoo të botuar më 13 qershor 2023 dhe komentoi se ishin ushqim i vazhdueshëm për thashetheme të pabazuara.

Mendoj se kjo ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë. Eshte qesharake. Më trishton, dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë – jo për mua, por më shumë për njerëzit [që përhapin thashetheme] sepse është qesharake të shohësh se si flasin me siguri. Thua ‘Çfarë budallenjsh; ata nuk e kanë idenë për asgjë.’ Dhe qesh edhe ti. Mendon, “Vërtet, si është e mundur?” Por unë mendoj se ju mësoheni me të me kalimin e kohës. Nuk eshte hera e parë. Kur dikush është i ekspozuar ndaj famës dhe këtij mjedisi, tani kushdo mund të thotë çfarë të dojë për ty”, tha ai. “Por antidoti është të jesh i sigurt për atë se kush je dhe të shijosh jetën po aq sa unë. Sepse në fund të fundit, unë jam i vetmi që e di.”

Le të jemi të qartë këtu: redaktimi i ‘Hulu’ nxiti insinuatën se Kendall ishte shtatzënë, gjë që ka shumë pak gjasa, bazuar nga daljet e saj të fundit publike. Fansat janë të sigurt se në fakt është lajmi i publikuar në nëntor 2022, të cilit i referohet ngacmimi; kur Kendall konfirmoi se ajo do merrte një kalë të vogël.

You may also like ...