Header

Ariana Grande përlotet teksa zbulon ndërhyrjet estetike në fytyrë

Ariana Grande është shfaqur në rubrikën “Beauty Secrets” nga “Vogue” për të ndarë truket e saj të bukurisë, por edhe përjetime personale. Këngëtarja ka folur hapur për ndërhyrjet e saj estetike dhe raportin me të bukurën.

“Po bëj trasparencë të plotë, si një person që kujdeset për bukurinë, e gjej rastin të them se se në buzët e mia kam përdorur një ton fillerash gjatë viteve e Botox. Ndalova në vitin 2018 sepse thjesht e ndjeva që po e teproja, ishte shumë… Thjesht ndjeva sikur doja të fshihesha, e dini, “tha ajo.

Pasi merr një moment për t’u qetësuar, këngëtarja thotë se nuk e di nëse në të ardhmen do të kryejë sërish ndryshime në pamjen e saj, megjithatë plakja mund të jetë e bukur.

“Nuk prisja të emocionohesha,” tha ajo. “Për një kohë të gjatë, bukuria për mua ishte fshehja dhe tani ndiej sikur kjo nuk ndodh më që kur reshta së përdoruri fillers dhe botox”, shtoi ajo.

Kohët e fundit Ariana është kritikuar nga fansat për ndryshimet në pamjen e saj, humbjen në peshë dhe iu ka kërkuar që të mos komentojnë nëse nuk e dinë se çfarë ndodh pas ekranit.

You may also like ...