Header

Ardian Bujupi martohet në fshehtësi në Gjermani

Këngëtari shqiptar Ardian Bujupi është martuar në fshehtësi. Burime për ‘Prive’ bëjnë të ditur se Ardiani i ka dhënë fund beqarisë në Gjermani, pak ditë më parë.

Artisti shqiptar i ka dhënë fund beqarisë në praninë e një rrethi të ngushtë të familjarëve. Edhe pse ai u sigurua që asgjë të mos bëhej publike, duket se dikush ‘spiunoi’ dhe nxori sekretin e këngëtarit.

Bashkëshortja e tij raportohet se është shqiptare nga Kosova, e cila po ashtu jeton në Gjermani, si Ardiani. Ende nuk ka një foto të saj, ndaj do na duhet të presim deri në momentin që ai ta bëjë publike vetë lajmin e bukur, shkruan Icon Style.

Kujtojmë se në aspektin e karrierës, Ardiani sapo ka publikuar këngën ‘Valle kosovare’ në bashkëpunim me Shpat Kasapin, e cila deri më tani ka grumbulluar 7.7 milionë klikime në ‘Youtube.

 

You may also like ...