![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/Angelina-Jolie-shutterstock_1066134458-1.jpg)
Angelina Jolie së fundmi është zhvendosur në Nju-Jork dhe është parë nëpër qytet me dy fëmijët e saj, Pax dhe Zahara. Ajo ka planifikuar të lançojë një koleksion të markës së modës “Atelier Jolie” dhe po kërkon një apartament në Manhattan për të menaxhuar kompaninë.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/16907444647234.webp?resize=660%2C439&ssl=1)
“Angelina planifikon të ndajë kohën e saj mes Los Angeles dhe NYC”, tha një burim për Life and Style Magazine. “Ajo është e emocionuar që ndodhet në një nga qytetet më të mëdha në botë”.
Ndarja e Jolie nga Brad Pitt në vitin 2016 ishte problematike, duke patur parasysh faktin se ajo duhej të qëndronte pranë Los Angeles-it në mënyrë që të dy të mund të vazhdonin të ishin bashkëprindër.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/2015-11-06T120000Z_103764960_GF20000047760_RTRMADP_3_USA-ENTERTAINMENT_svbi7s.jpg?resize=696%2C392&ssl=1)
Megjithatë, pas një betejë për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre që tani është zgjidhur, aktorja është gati për të gjetur një partner të ri, por me kusht që të jetë interesant, i apasionuar pas artit dhe në përputhje me standardet e saj.
“Angelina dëshiron të takojë njerëz interesantë që janë të apasionuar pas artit. Ajo po kërkon të takohet me dikë që është në përputhje me standardet e saj”, shtoi më tej burimi.
-
“Jam me fat që jam gjallë”/ Madonna reagon për herë të parë pas shtrimit në spital!
-
“E kam vuajtur humbjen për një kohë të gjatë”, Lady Gaga vajton për mikun e saj, Tony Bennet