Adele zbuloi se është ‘gati të bëhet sërish nënë së shpejti‘ teksa foli me fansat gjatë performancës së saj në Las Vegas të shtunën.
Ylli 35-vjeçar, e cila tashmë ka një djalë, Angelo-n 10-vjeçar, me ish-bashkëshortin Simon Konecki, ka treguar e emocionuar se tashmë ka bërë një listë me emra.
Në një video të shpërndarë në TikTok nga një pjesëmarrëse në koncert, Adele bisedoi me një fanse që i kërkoi këshilla për t’i emërtuar vajzën e saj të ardhshme. Teksa diskutonte për emrat, ylli shpjegoi se është e emocionuar për idenë për t’u bërë nënë e dy fëmijëve në të ardhmen e afërt.
Duke folur me fansen, ajo tha: “Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti” dhe shtoi: “Nuk mund të them Parker sepse Rich-it i pëlqen ky emër!”
- Julia Roberts kërkon të largohet nga aktrimi!
- Vodhi një pako patatina, arrestohet ylli i “Hannah Montana”