Header

“A jeni gati”, Noizy sjell ‘AplhaShow2’ më 4 Gusht

Rigels Rajku ose i njohur nga të gjithë si Noizy, është një nga reperët më me shumë vite karrierë në estradën shqiptare.

Noizy numëron një numër të madh fansash brenda dhe jashtë vendit, të cilët akoma i janë besnik muzikës së tij.

Në 14 Gusht 2022, tek sheshi “Nënë Tereza” Noizy organizoi koncertin më të madh ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP (Rhythm & Poetry).

Një koncert që mblodhi artistët më të sukseshmëm, me disa prej të cilëve vetë Noizy ka bërë bashkëpunime.

Reperi, së fundmi ka lajmëruar surprizën për fansat. Me anë të një postimi në Instagram, Noizy njoftoi se është gati për të thyer një tjetër rekord. Ashtu siç kishte premtuar, Noizy do të sjellë “Alpha Show 2”, data 4 Gusht te Sheshi Nënë Tereza.

Artisti fton të gjithë fansat të bëhen pjesë e “Alpha Show 2” pasi siguroi se do të jetë një super spektakël.

You may also like ...