4 Korriku shënon 248-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776.
Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.
Cila është origjina e Ditës së Pavarësisë?
Dita e Pavarësisë përkujton 4 korrikun e vitit 1776, kur Kongresi miratoi bashkarisht Deklaratën e Pavarësisë, një dokument përmes së cilit kolonitë amerikane njoftuan shkëputjen nga Britania e Madhe.
Një vit më vonë, në Filadelfia pati festime spontane për të shënuar përvjetorinë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Por në kombin në zhvillim, festimet nuk u bënë të zakonta deri pas luftës së vitit 1812.
Si u kthye në traditë shpërthimi i fishekzjarrëve në 4 korrik?
Shpërthimi i fishekzjarreve ka qenë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në fillimet e saj. John Adams, një prej etërve që themeluan Amerikën, e kishte të qartë se çfarë domethënie do të kishte kjo festë.
Përkujtimi i pavarësisë së Amerikës “duhet të kremtohet plot madhështi, me parada, shfaqje, lojëra, sporte, kambana, zjarre, dhe ndriçime nga njëri skaj i kontinentit tek tjetri, tani dhe përgjithmonë”, shkruante ai në një letër drejtuar bashkëshortes, Abigail në 3 korrik të vitit 1776.
- Temperatura deri në 32 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
- Rusia përballet me valën më të madhe të nxehtësisë në 100 vitet e fundit