Një ditë pasi u vendos në krye të “Chat GTP”, shqiptarja Mira Murati është zëvendësuar në këtë pozicion nga Emmett Shear.
Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të “OpenAI”, vetëm 48 orë pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman.
Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së “OpenAI”, Mira Murati, si drejtuese të përkohshme ekzekutive. Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear.
“Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët.
Të dielën në mbrëmje, bordi i “OpenAI” tha se i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e “OpenAI”.
- Fituese në Eurovision, Rusia fut në listën e të kërkuarve këngëtaren e njohur ukrainase
- Biden bën gafën e radhës në 81-vjetorin e tij, ngatërron Taylor Swift me Britney Spears