Header

Fansat janë të bindur se Loredana është në lidhje me futbollistin 21-vjeçar

Edhe pse pati dyshime se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer bashkë, duket se të dy kanë vijuar jetën me partnerë të tjerë.

Loredana ndodhet së fundmi me pushime në Itali, por jo vetëm, e as me miqtë. Ishte vetë reperja ajo që publikoi foto në Instagram ku shihej në motor bashkë me një mashkull misterioz që nuk ia zbuloi identitetin.

Po ashtu, ajo ndau edhe një foto në makinë me të duke kapur vetëm pak pjesën e shpinës.

Por, ndjekësit e saj pretendojnë se kanë zbuluar se kush është partneri i Loredanës. Dhe është një personazh i njohur, konkretisht futbollist. Bëhet fjalë për gjermanin Karim Adeyemi.

Si fillim, ata ndiqen në Instagram. Karim për më tepër ndjek edhe vëllezërit e reperes.

Së dyti, ylli i futbollit ka flokë kaçurrela, dhe fansat mendojnë se janë flokët e tij në fotot e Loredanës.

Karim Adeyemi luan si sulmues për klubin e Bundesligës, “Borussia Dortmund”, dhe kombëtaren gjermane. Interesante është edhe diferenca në moshë pasi Karimi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.

Gjithsesi, deri tani asgjë nuk është e konfirmuar.

 

You may also like ...