Zyrtarisht të martuar! Ciara publikon foton e parë si nuse

Çifti i lumtur vuri unazat para miqve të afërt dhe familjes, përfshirë Jennifer Hudson dhe Kelly Rowland, të mërkurën në një kështjellë përrallash në Cheshire.

Fustani i nuses ishte vërtetë fantastik! Ciara veshi një fustan të realizuar nga Cavalli Couture, të kompletuar me tyl të bardhë mëndafshi, rruaza qelqi dhe dantellë Chantilly.

Nga një shikim më afër, detajet janë ato që e bëjnë fustanin unik. Nga mëngët e veçanta të gjera te copa e tejdukshme në pjesën e kraharorit, kishin krijuar këtë mrekulli.  Nuk është surprizë që Ciara zgjodhi drejtorin kreativ të Cavalli-t, Peter Dundas, që të dizajnonte fustanin e saj të martesës, pasi ajo u emërua si imazhi i markës vitin e kaluar.

Këngëtarja ndërroi unazat me futbollistin e Seattle Seahawks në Kështjellën Peckforton para të njohurve të famshëm.

Dyshja, që vendosi të përmbahej nga seksi derisa ato të martoheshin, ishin të rrethuar nga më të afërmit dhe të dashurit e tyre, me Lala Anthony dhe Kelly Rowland mes tetë shoqëruesve të nuses.

Dhe u zbulua se çifti ishte tashmë i martuar legalisht në ligjin e SHBA-ve, para se të ecnin në altarin në Angli. Të dy kërkuan për një certifikatë martese në Uashington, që u firmos nga gjykatësi të martesën, sipas TMZ.

Kjo do të thotë që ata ishin zyrtarisht grua dhe burrë ditën përpara se të shkëmbenin unazat.Capture-4