Zvicra heton edhe Platininë për skandalin e FIFA-s

Presidenti i UEFA-s Michel Platini është vënë në statusin mes “dëshmitarit dhe të akuzuarit” nga Prokuroria e shtetit zviceran, në lidhje me pagesën e marrë nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter. “Nuk bëmë audit ndaj Michel Platinisë si dëshmitar – tha prokurori Michael Laub. – Ne e hetuam atë si një person të statusit mes dëshmitarit e të akuzuarit. Nuk mund të them asgjë më shumë, pasi do të dëmtoja hetimet. Do të bëj gjithçka, që të zbardh të vërtetën dhe, nëse do të kem prova, nuk e përjashtoj mundësinë që të ushtroj kontroll edhe në selinë e UEFA-s”.