Zjarr në parkun e Dajtit

Një zjarr ka rënë paraditen e sotme ne zonen e mbrojtur në parkun e malit të Dajtit.Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por Ministria e Mjedisit ka deklaruar se ka marrë një sërë masash për shuarjen e flakëve. Nga burime zyrtare mësohet se, të pranishëm në vendin e ngjarjes janë ekipe të repartit zjarrfikës, emergjencave civile dhe inspektorë e ekspertë të Ministrisë së Mjedisit.