Zi në futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Tiranës

Ndahet nga jeta ikona e futbollit shqiptar, dhe klubit të Tiranës, Fatmir Frashëri.
Ish mbrojtësi i kryeqytetasve ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje, ndërsa angazhimet në futboll i kishte ndërprerë që në vitin 2003, kur ishte për disa kohë trajner i Tiranës.
Frashëri lindi në vitin 1941, dhe ka bërë histori me ekipin e Tiranës.
Ai fitoi katër herë kampionatin si futbollist dhe një herë si trajner i kryeqytetasve.
Gjithashtu Frashëri është shpallur kampion edhe gjatë kohës që drejtonte Dinamon. Ish-mbrojtësi është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i Madh”.