Zgjidhet Miss, njihuni më të bukurën e Universit për vitin 2019

Zozibini Tunzi u kurorëzua Miss Universi 2019 për vitin 2019, mbrëmjen e kësaj të diele.
Ajo la pas gjithë konkurrentet e tjera me bukurinë e saj, duke rrëmbyer kurorën.
Tunzi emocionoi me fjalët e thëna, kur tregoi se, “Jam rritur në një botë ku një grua që më ngjan me lëkurën dhe flokët e mi, nuk konsiderohej e bukur.
Mendoj se është momenti që të marrë fund ky mendim. Dua që fëmijët të më shohin në fytyrë dhe dua që të shikojnë fytyrën e tyre të reflektuar tek e imja”.
Në vendin e dytë u rendit Miss Meksika, Sara Aragon dhe në vendin e tretë Miss Porto Riko, Madison Anderson.