Zendaya dhe Michael B. Jordan me të njëjtin kostum në tapetin e kuq dhe fansat po çmenden!

Zendaya dhe Michael B. Jordan, mund të mos kenë ndonjë raport bashkë (të paktën deri sot) por të paktën kanë të njëjtën shije për veshjet.
Aktorja e serialit “Euphoria” mori pjesë në festën e Harper’s Bazaar Icons gjatë Javës së Modës në New York të premten, 6 shtator.
Ajo kishte veshur të njëjtin kostum gri të markës Berlut që Michael kishte veshur në festën e Oscars të Vanity Fair në shkurt.
Fansat e kanë humbur komplet toruan kur kanë krahasuar fotot e dy aktorëve të njohur. Menjëherë kanë nisur postimet në Twitter dhe krahasimet se kujt i shkon më shumë.
Fotot janë shpërndarë edhe nga vetë aktorja Zendaya e cila ua ka lënë komentet fansave.