Zemërohet Neymar, sulmon shokun e ekipit Nelson Semedo

Neymar ka sulmuar shkoun e tij të ekipit Nelson Semedo të enjten pas një grindje që kanë pasur së bashku.

Ngjarja ka ndodhur gjatë trajnimit të skuadrës së Barcelonës për përballjen me Realin e Madrid të dielën në mëngjes.

Disa futbollistë të ekipit të Barçës nxitojnë për ti ndarë, ndërsa Sergio Busquets e mbante nga mbrapa Neymar.

Më pas braziliani ka hequr bluzen dhe i shoqëruar nga një anëtar i stafit  është larguar nga fusha. Trajnimi ka nisur pa të.